-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Raporti jonë me Amerikën është lidhje gjaku

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar raportin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si “lidhje gjaku”. Haradinaj tha se Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot pa ndihmën e SHBA-së.

“Lidhja jonë me Amerikën vërtetë është lidhje gjaku, sepse ata kanë shpëtu shumë gjak tonin, shumë jetë, shumë njerëz…Po të mos ishte ndihma e tyre, do të kishim shumë vështirësi. Por, edhe pas luftës nuk ka qenë e thjeshtë”, tha ai.

Më pas haradinaj u shpreh i bindur se mbështetja e SHBA-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai tha se ka psur dhe vazhdon që të ketë komunikim me institucionet e sigurisë së Amerikës.

“Jam gjatë gjithë kohës në komunikim me institucionet e sigurisë së Amerikës. E konsideroj një prej ndereve më të mëdha në jetë…e kanë shpëtu vendin tim, popullin tim”, tha Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit