Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. Një qytetar është dhunuar dhe goditur me levë në trup e në kokë para banesës së tij nga efektivi i policisë bashkiake Himarë, Albano Baraj. Kjo ngjarje është denoncuar nga familja e të dhunuarit, Andi Hoxha.
Familjarët kanë thënë se polici bashkiak kishte pasur konflikt të mëparshëm me Andi Hoxhën, por kallëzimi penal i depozituar në policinë e Himarës u mbyll pa e dërguar në Prokurori.
Polici ka goditur edhe bashkëshorten e Andi Hoxhës, e cila është në pritje të një fëmije, si dhe nëna 80-vjeçare. Familjarët kanë thënë se kanë thirrur edhe policinë e shtetit në vendngjarje po ka arritur vetëm autoambulanca.
Familjarët kërkojnë:
Marrjen e menjëhershme të masave ligjore ndaj autorit të dhunës Albano Baraj, duke e ndaluar dhe proceduar penalisht sipas ligjit.
Hetimin e rolit të Policisë së Shtetit Himarë dhe të çdo punonjësi që ka vepruar në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur autorin.
Reagimin e institucioneve qendrore, përfshirë Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm.









