-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klevis Balliu: Rama na provokoi! Do ta demaskonim

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu pas përplasjes me kryeministrin sot në Kuvend shkruan se “Edi Rama ka bërë atentat ndaj parlamentarizmit”. Sipas tij seanca, u shndërrua në një akt të turpshëm provokimi nga vetë Kryeministri.

“Seanca e sotme, e parashikuar për të trajtuar dhe demaskuar mashtrimet e radhës të Edi Ramës, u shndërrua në një akt të turpshëm provokimi nga vetë Kryeministri, i cili me arrogancë shkeli Kushtetutën, Rregulloren, ligjin dhe çdo standard demokratik.

Në vend të përballjes me opozitën, ai zgjodhi të poshtërojë institucionin e Parlamentit, duke futur një “robot” që lexon fjalime të parapërgatitura, ndërkohë që kufizon praninë e mediave dhe u mohon deputetëve të drejtën themelore të fjalës.

Ky degradim i parlamentarizmit është pasqyrë e natyrshme e një qeverisjeje që ka dalë nga aleanca me krimin e organizuar dhe që ushqehet prej tij.

Sulmet e tij të ulëta personale ndaj familjes sime nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi e nivelit ku ka rënë Edi Rama. Unë refuzoj të bie në baltën e tij, por jam i gatshëm të debatoj publikisht mbi lidhjet e tij të errëta me krimin e organizuar” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit