Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Again” në Korçë, ku është arrestuar R. L., 26 vjeç, i cili kërcënoi me armë punonjësit e Policisë.
Ai mbante armë zjarri dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, forcat e Policisë ndërhynë për ta arrestuar.
Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka refuzuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë efektivët e Policisë.
Pas thirrjeve dhe ndërhyrjes ai është arrestuar dhe është sekuestruar një pistoletë, me fishek të ngarkuar dhe municion luftarak.