Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojnë një takim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 23 shtator.
Nga pala greke do të jenë ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe këshilltari diplomatik Miltiadis Nikolaidis, ndërsa nga pala turke, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe këshilltari diplomatik Akif Çagatay Kilic.
Mitsotakis shprehu optimizëm për zhvillimin e këtij takimi dhe theksoi se nuk ka arsye për shqetësime të tepruara, pavarësisht tensioneve të mundshme në Egje.
Ai apeloi për kujdes dhe vigjilencë për të shmangur incidentet.