Shkodra ka humbur bilbilin e muzikës Agim Molla, i cili ka qenë mbrojtës i traditës dhe artit shkodran. Ai ka qenë i shtruar nnë spitalin e Shkodrës dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili Agim Molla do mbetet në kujtesë si ashiku i muzikës tradicionale.
“U shua simboli i ahengut shkodran! Me interpretimin e tij të veçantë, Agim Molla u bë pjesë e gëzimeve të shumë familjeve shkodrane, duke mbetur në kujtesë si ashiku i muzikës sonë tradicionale. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve”, shprehet Beci me një postim në Facebook.








