Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion antidrogë në Suharekë. Gjatë operacionit policia ka konfiskuar mbi 500 kilogramë lëndë narkotike. Policia ka ushtruar kontroll në fshatin Maqitevë në pronën e një personi.
Në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 512 kilogramë e 89 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një granat hedhëse, një pushkë gjuetie, një traktor, një telefon mobil si dhe vegla pune që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Bimët narkotike janë asgjësuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe policia po punon për arrestimin e tij.