Partia Demokratike e Shqipërisë ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të seancës plenare të Kuvendit të 18 shtatorit 2025, ku u miratuan programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.
Opozita akuzon shumicën për shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, duke përmendur disa shkelje të dukshme gjatë zhvillimit të seancës.
Sipas Partisë Demokratike, shkeljet kryesore përfshijnë faktin që Kryeministri nuk e paraqiti të plotë programin e qeverisë, duke e kaluar fjalën një “ministre virtuale” (Diella), që sipas ligjit është e papranueshme.
Po ashtu, PD pretendon se deputetëve të opozitës nuk iu dha mundësia për të bërë pyetje apo për të marrë pjesë në debat, çka është e drejtuar nga rregullorja parlamentare.
Në këtë kontekst, PD nënvizon se seanca u ndërpre dhe rifilloi në mënyrë të njëanshme, pa respektuar procedurat e nevojshme dhe pa u dhënë mundësia opozitës të merrte fjalën.
Votimi u zhvillua pa debat të hapur dhe pa përfunduar paraqitja e programit, duke cenuar hapat kushtetues dhe parlamentarë.
PD kërkon anulimin e votimit të zhvilluar më 18 shtator dhe thirjen e një seance të re, ku të respektohen me përpikmëri procedurat ligjore.
Po ashtu, opozita ka kërkuar ndërprerjen e provokimeve dhe propagandës nga ana e Kryeministrit në seancat plenare, duke e cilësuar këtë seancë si një “shfaqje propagandistike” dhe Kuvendin si një “teatër kukullash”, ku është cenuar demokracia parlamentare.