-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reuters: Rama nis mandatin e katërt me synim anëtarësimin në BE, por sfidohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Kryesoret

Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull nisjes së mandatit të katërt të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke vënë theksin te ambicia e tij për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por edhe te sfidat serioze me korrupsionin dhe krimin e organizuar që rrezikojnë këtë objektiv.

Në analizën e saj, Retures thekson se Rama mori 82 vota në parlamentin shqiptar dhe se partia e tij, Partia Socialiste, siguroi shumicën për herë të katërt radhazi në zgjedhjet e muajit maj.

“Shqipëria në BE në 2030 është thelbi i këtij mandati,” citohet Rama në fjalën e tij para deputetëve, ndërsa theksohet se reformat e qeverisë do të udhëhiqen nga synimi për integrim evropian.

Por, sipas Reuters, përpjekjet për integrim janë vështirësuar nga perceptimi i përhapur për korrupsion në nivelet e larta të qeverisë, si dhe nga roli i Shqipërisë si qendër për pastrimin e parave që burojnë nga trafiku i drogës dhe armëve.

Agjencia ndalet edhe te lëvizja e pazakontë e Ramës për të emëruar një inteligjencë artificiale, “Diella”, si përgjegjëse për dhënien e tenderëve publikë, një veprim që, sipas Reuters, është kritikuar ashpër nga opozita si antikushtetues dhe potencialisht i rrezikshëm për përkeqësimin e korrupsionit.

Në fund, Reuters vë në dukje se, megjithëse Rama është zotuar për reforma dhe transparencë, besueshmëria e qeverisë së tij mbetet e dobësuar për shkak të skandaleve të përsëritura dhe mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit