-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet Erion Veliaj, këshilltarët socialistë: Tiranës i duhet një kryetar në detyrë

Kryesoret

Grupi i këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka depozituar një projektvendim për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Kërkesa, e miratuar më 17 shtator, do të diskutohet më 23 shtator dhe është bazuar në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, që parashikon shkarkimin e kryebashkiakëve për mungesë të vazhdueshme në detyrë për më shumë se 3 muaj.

Këshilltarët socialistë argumentojnë se, për shkak të procesit penal që ka bllokuar Veliajt të ushtrojë detyrën e tij, qyteti ka nevojë për një udhëheqje aktive dhe të qëndrueshme për të menaxhuar zhvillimin ekonomik dhe social të kryeqytetit.

Ata theksojnë se ky veprim nuk është një pranim i akuzave, por një nevojë për të siguruar drejtim të fortë dhe efikas për Tiranën.

Nëse kërkesa miratohet, do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për vendimin final.

R E L A C I O N

“PËR

PROPOZIMIN E SHKARKIMIT TË KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË,

Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve, i referohet Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, neni 62 gërma c, ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Në kërkesën e sipërcituar, nënvizohet fakti se nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij të gjykimit në gjëndje të lirë. Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës.

Arsyet dhe nevoja e mësipërme nuk duhet të interpretohen si një pranim ndaj konstantimeve apo pretendimeve të procesit penal ndaj Kryetarit të zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës, por krejt e kundërta. Anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës ngrihen në nivelin që qytetarët e Tiranës presin nga të zgjedhurit e tyre, atë të marrjes së vendimeve dhe dhënien e zgjidhjeve në dobi të interesit publik dhe atij qytetar.

Sa më sipër, lutemi në shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektakti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit