Merr të tjera përmasa skandali i abuzimit të 16-vjeçares në Përmet. Tre persona janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim, i cili u arratis në Greqi.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen. Sipas policisë, në pranga është vënë njerku i të miturës, efektiv policie, i cili dyshohet se për tre vite me radhë e ka ngacmuar seksualisht.
Ndërsa në kërkim është shpallur kolegu i tij, polic në Tepelenë, i cili rezulton i përfshirë, pasi është vënë në dijeni për akuzat ia ka mbathur drejt Greqisë.
NJOFTIMI I PLOTË
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
➡️ P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.
➡️ A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).
➡️ Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur
➡️ Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.
Pas indicjes nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e regjistruar me aparat telefonik.
Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.








