Ushtria izraelite ka sulmuar spitalet funksionale në Gaza, si pasojë ka shkaktuar vdekjen e dhejtëra viktimave mes civilëve palestinezë.
Sipas burimeve shëndetësore të cituara nga Al Jazeera, të paktën 83 palestinezë janë vrarë vetëm gjatë ditës së sotme.
Ndërsa 15 persona kanë humbur jetën jashtë spitalit al-Shifa dhe 4 të tjerë u vranë pranë spitalit al-Ahli.
Ndërkohë Hamasi e ka dënuar ashpër sulmin ndaj spitaleve, dhe e ka cilësuar si “një krim lufte në tërësinë e tij” dhe një “mesazh sfidues dhe përçmues ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.