-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama paralajmëron reformë për Prefekturat

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Ministrinë e Brendshme Albana Koçiu, e cila bëhet e para grua në krye të këtij institucioni. Rama gjatë fjalës së tij tha se do të behet një reformë për prefekturat.

“Ta shikojë 360 gradë fushën e punëve të Brendshme, se ndarja është shumë e qartë, dhe në ligjin shqiptar dhe atë europian, por ligji nuk mund të mbetet në letër në këtë aspekt që po flas dhe forca e zakonit shqiptar të na imponojë të njëjtin avaz.

Po ti referohesh inventarit të politikave dhe strategjive të punëve të brendshme inventari është i plotë, madje dhe paratë e harxhuara nga donator dhe buxheti i shtetit për angazhimin e strukturave janë goxha, por po të shikon veprimtarinë e përgjithshme, apo strukturave jo drejtpërdrejtë të policisë, kupton se këto strategji janë letra.

Prefekturat sot janë institucione që e kanë humbur peshën, kuptimin. Na duhet reformë për prefekturat, të cilën do ta bashkë udhëheqin ministrja e brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin vendor. Do nxjerrin konkluzion a na duhen apo jo prefekturat. Dhe nëse po, çfarë forme duhet të kenë?”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit