Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në brigjet e Kamchatkës, në lindje të Rusisë.
Sipas të dhënave nga USGS, lëkundjet u regjistruan 128 km në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi 10 km.
Lëkundja kryesore është pasuar nga disa tërmete më të vegjël.
Nuk raportohen të lënduar.