Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Rreth orës 18:20, automjeti që drejtohej nga Valentin Bluda 32 vjeç dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një reklamë anës rrugës.
Përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën menjëherë drejtuesit të mjetit dhe babait të tij Nikoll Bluda 76 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin mund të ketë qenë shkaku kryesor.