Dy ndeshjet e para të xhiros në Superiore dhanë shumë emocione.
Elbasani fitoi 1-0 ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, falë golit të Bunjakut në minutën e 36-të.
Partizani u penalizua edhe më shumë pas daljes me karton të kuq të Bytyçit, duke luajtur për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, dhe humbi 3 pikë të rëndësishme.
Në ndeshjen tjetër, kampionët e Egnatias treguan dominim të plotë duke mposhtur Tiranën me rezultatin 2-0. Rrogozhinasit shfaqën forcë të madhe, ndërsa bardheblutë patën një natë jo të mirë.