Prof. Dr. Evis Sala është prezantuar sot në krye të ministrisë së Shëndetësisë. Ministrja e re shpalosi objektivat duke nisur nga Onkologjiku, i përfshirë në disa skandale në vitet e fundit.
“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese, rikthehem në një vend që kam studiuar. Ndryshimet janë thelbësore. Duke parë ndryshimet e strukturës, i thash vetes se është më mirë nga ana strukturore sesa në spitalet që kam punuar.
Kjo është një sfidë e madhe por unë kam një dëshirë për të përballur sfida, por me një skuadër, ekip. Duhen bërë shumë ndryshime. Puna ime do të fokusohet në disa iniciativa; e para zgjidhja sa më parë e barnave onkologjike të rimbursueshme.
Kjo është edhe një gjë personale, sepse e kam filluar karrierën tek onkologjiku. Mendoj se është e bëshme. Shumë kyc është shërbimi parësor” tha ajo.
LIVE-Ministrja e re e shëndetësisë: Punën do ta nis nga Onkologjiku