Portugalia iu bashkua Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar duke konfirmuar se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez.
Ministria e Jashtme portugeze njoftoi se njohja do të bëhet të dielën, një ditë para një konference të lartë mbi shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ky vendim vjen pas një raporti të Kombeve të Bashkuara që e cilëson luftën e Izraelit në Gaza si gjenocid.
Sipas njoftimeve, edhe disa vende të tjera evropiane dhe aleate po përgatiten për njohjen e Palestinës gjatë samitit në New York.
Deri tani, rreth 147 vende, që përfaqësojnë shumicën e anëtarëve të OKB-së, kanë njohur shtetin palestinez.