Partia Socialiste ka vendosur t’i heqë opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, një pozicion që më parë mbahej nga deputetja Jorida Tabaku.
Në vend të saj, në krye të këtij institucioni është emëruar ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Ky vendim shënon një largim nga praktika e mëparshme, ku drejtimi i Këshillit i lihej përfaqësuesve të opozitës si një formë e balancës politike dhe konsensusit në procesin e integrimit.