62-vjeçari turk, Hayati Aroyo u vra në korrik të këtij viti. Ai u qëllua 30 herëp më theikë dhe më pas autorët për të fshehur gjurmët dogjën trupin.
Mediat italiane raportojnë se në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar Valentina Peroni, 36 vjeçe, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj, Emanuele Paganini 38 vjeç si dhe shqiptari, Elvis Simoni 33 vjeç shqiptar, ekzekutori i dyshuar i krimit.
Ky krim dyshohet se ka lidhje me një video erotike ku shfaqet Peroni me një person tjetër, xhiruar gjatë një prej festave të mbushura me kokainë, që organizoheshin nga Aroyo. Simoni dyshonte se Aroyo donte ta shpërndante videon, edhe pse vetë materiali nuk është gjetur ende nga hetuesit.
Pas ngjarjes, tre të arrestuarit u kthyen në banesat e tyre dhe vijuan jetën e tyre për disa ditë, duke përdorur kartat bankare të viktimës për pagesa në sallat e lojërave të fatit.
Skuadra e Milanos dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivacionit të krimit.