Pasditen e djeshme një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Shkodër-Han i Hotit, ku humbën jetën baba e bir.
32-vjeçari Valetin Bluda ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën 32-vjeçari dhe babai i tij Nikollë Bluda 76 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.