-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi pret Sasuolon në “San Siro” për rikthim te fitoret

Kryesoret

Interi kthehet sonte në “San Siro” për të luajtur ndaj Sasuolos, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për të dyja skuadrat.

Pas një fillimi të vështirë të sezonit, me fitore ndaj Torinos dhe dy humbje rradhazi me Udinezen dhe Juventusin, ekipi i Kristian Kivusë kërkon një fitore që do t’i japë më shumë siguri dhe besim.

Në këtë ndeshje do të bëjë debutimin si titullar sulmuesi Pio Esposito, i cili do të luajë pranë Markus Turamit.

Portieri Josep Martinez do të startojë për herë të parë këtë sezon, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Akazhi, Açerbi dhe Karlos Augusto.

Në mesfushë do të jenë Suçiç, Çalhanoglu dhe Barela, ndërsa Dumfris dhe Dimarko do të mbulojnë krahët.

Nga ana tjetër, Sasuolo do të mbështetet te sulmuesit Berardi, Pinamonti dhe Lauriente, ndërsa mesfusha do të ketë në përbërje Vranckx, Matiç dhe Kone. Në mbrojtje para portierit Muriç do të jenë Koulibali, Idzes, Muharemoviç dhe Doig.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit