Aeroporti i Brukselit po përballet me pasoja serioze pas një sulmi kibernetik që goditi sistemin e regjistrimit të pasagjerëve. Për shkak të problemeve teknike të pazgjidhura, autoritetet i kanë kërkuar linjave ajrore të anulojnë 50% të fluturimeve për të dielën, 22 shtator.
Sistemi, i operuar nga kompania “Collins Aerospace”, nuk është rikthyer ende në funksion të plotë, ndërsa pritet një përditësim i sigurt i softuerit. Ka dyshime se pas sulmit qëndrojnë grupe kriminale, ndërsa përfshirja e mundshme e Rusisë mbetet ende e pa konfirmuar.
Përveç Brukselit, ndikim kanë pësuar edhe aeroporte të tjera si Heathrow në Londër dhe Brandenburg në Berlin, ku janë raportuar vonesa dhe probleme në regjistrimin e pasagjerëve.