Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa të fuqishme kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten. Zelensky tha se pret të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme.
“Kjo javë na ka afruar më shumë drejt finalizimit të paketës së 19-të të sanksioneve [të BE-së] kundër agresionit rus; presim miratimin e saj së shpejti. Burimet energjetike të Rusisë po kufizohen”, tha Zelensky.
Ai shtoi “Ne presim sanksione [nga SHBA-ja] nëse nuk ka takim mes liderëve ose, për shembull, nëse nuk ka armëpushim”.
Zelensky tha gjithashtu se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.