Policia ka arrestuar Florin Pepkolaj dhe Edison Stambolli, 35 dhe 36 vjeç, të dy banues në Kamëz, për shitje të lëndës narkotike kokainë.
Operacioni, i realizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, çoi në sekuestrimin e dozave të gatshme për tregtim.
Gjatë kontrollit në Valias dhe rrugën “Ismail Qemali”, u gjet kokainë e ndarë për shitje në automjetet e dy personave.
Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.