-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kritikon urimin e BE për qeverinë “Rama 4”: Farsa elektorale nuk do të pranohet nga PD

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj urimit të BE-së për qeverinë e re “Rama 4”, duke e cilësuar këtë si një akt të zakonshëm dhe duke theksuar se rezolutat e partive të djathta evropiane mbeten në fuqi.

Sipas Berishës, farsa elektorale e 11 majit, të cilën ai e ka quajtur të dënuar nga forcat politike të qendrës së djathtë, nuk do të pranohet kurrë nga PD-ja. Ai shtoi se Ambasadori i BE-së në Tiranë përfaqëson vetëm Bashkimin Evropian, jo interesat e partive politike.

“Rezolutat nuk bien asnjëra. Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në.  Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë.  Rezolutat përkundrazi janë në fuqi dhe do jenë, e ju garantoj ju se farsa elektoral e Edi Ramës e dënuar tashmë nga të gjitha rezolutat ndërkombëtare të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk do pranohet kurrë nga PD-ja.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit