Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 37-vjeçarit në zonën e Kupolës në Vlorë.
37-vjeçari Skerdi Mehmetaj alias Piperi dyshohet se është plagosur brenda makinës së tij. Pas plagosjes 37-vjeçari u paraqit në spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e Vlorës, ku po kryen kontrolle të imtësishme të automjeteve.
Plagosja e 37-vjeçarit në Vlorë, policia merr në pyetje pesë persona