-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati britanik: Asnjëherë s’e kam parë Thaçin të japë urdhra

Kryesoret

Diplomati britanik John Duncan po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Duncani u pyet nga mbrojtja e Hashim Thaçit nëse e ka parë që vetë Thaçi ka dhënë ndonjë urdhër ose direktivë.

“Asnjëherë nuk e kam parë që të jepte direktiva ose urdhra. Ishte qartë që kishim të bënim me dy lloj njerëzish, e para që kishim të bënim me oficer të lartë ushtarak dhe e dyta me lloj politikani, kjo ishte përshtypja që më është krijuar mua”, tha Duncani.

Po ashtu, gjatë dëshmisë së tij, Duncani ka thënë se Thaçi kishte ndikim politik dhe kjo sipas tij paraqiste një lloj tensioni te komandantët.

“Sepse mënyra sesi silleshin ata me të (Thaçin) ishte e tillë që ata e trajtonin atë si krahun politik, siç prisja unë, domethënë që kishte një lloj ndikimi, autoriteti.

Ata e respektonin zotëri Çekun si një oficer ushtarak, atë e shihnin si ushtarak profesionist. Kur mbërriti Thaçi, kishte një lloj tensioni, të paktën ashtu siç e kam parë unë. Tension tipik kur vjen një politikan në krahasim me një ushtarak”, u shpreh tutje Dunacani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit