-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez, Macron në OKB: Nuk mund të presim më

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar para Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez. Macron theksoi se koha ka ardhur për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të liruar 48 pengjet e mbetura në duart e Hamasit.

“Bota është vetëm disa momente larg nga humbja e mundësisë për paqe. Nuk mund të presim më,” u shpreh ai.

Macron propozoi gjithashtu ngritjen e një administrate tranzitore në Gaza, të udhëhequr nga Autoriteti Palestinez, që do të ketë për detyrë çmontimin e Hamasit. Ai deklaroi se Franca është e gatshme të kontribuojë në një mision stabilizues, duke hapur mundësinë e një pranie ndërkombëtare sigurie në territor.

Macron sqaroi se ambasada franceze në shtetin palestinez do të hapet vetëm pasi të arrihet armëpushim dhe të lirohen të gjithë pengjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit