-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për Petrovcin: Kosova humbi një thesar kombëtar

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Enver Petrovci. Kurti me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se e veçanta e aktorit ishin kujtesa dhe qartësia e mendimit dhe se para veprës së tij shtrihet një kaleidoskop artistik i pamasë.

Gjithashtu Kurti shprehet se Petrovci ishte një thesar kombëtar, trashëgimia e të cilit do të mbetet gjallë.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorit dhe pedagogut tonë Enver Petrovci. Kujtesa energjike dhe qartësia e mendimit e bënin të veçantë: në çdo takim përçonte frymëzim me liri shprehjeje, kurse me vështrime lucide e humor vitruoz ndriçonte çdo bisedë.

Para veprës së tij shtrihet një kaleidoskop artistik i pamasë. Ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh. Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane.

Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi. Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve, shkruan Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit