Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi që Erion Veliaj të lejohet që nesër të flasë përpara këshillit bashkiak ku do të vendoset shkarkimi i tij që ka nisur Partia Socialiste. Tha se PD ka shumë emra që mund të kandidojnë përballë Ogerta Manastirliut.
“Ne kërkojmë që Erion Veliaj të lejohet që të flasë përpara mbledhjes së këshillit bashkiak. Nuk ka dyshim që vota jonë është për shkarkimin e tij. Por nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj se i nxjerr krimet e tij, ta lërë që të flasë.
Të jenë edhe mediat aty. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me formën e korrupsionit e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës” tha ai.