-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbështet luftën e Izraelit në Gaza, Dua Lipa shkarkon menaxherin

Kryesoret

Ylli ndërkombëtar i muzikës, Dua Lipa, ka vendosur të shkarkojë menaxherim e saj, David Levy.

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, Levy, së bashku me disa figura të tjera të industrisë muzikore, ishte nënshkruesi i parë i një letre “private dhe konfidenciale” dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku i kërkohej ndalimi i grupit pro-palestinez për akuza të pabazuara mbi lidhjet e tyre politike me disa organizata të armatosura.

Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: “Dua u sigurua që, përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore. Ajo është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin e Davidit. Ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të keq të palestinezëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit