Spanja është përfshirë nga moti i keq. Për shkak të reshjeve të shumta, në Spanjë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është zhfdukur.
Sipas autoriteteve, viktima është një i mitur i cili po udhëtonte me babanë e tij kur mjeti i tyre u mor përpara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Ndërkohë vijon operacioni për personin që është i zhdukur. Gjithashtu moti i keq ka përfshirë Katalonjën prej disa ditësh, ndërsa banorët janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar.