Kosova ka marrë vendimin për tu pajtuar me katër paketat e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav shprehet se ky veprim përforcon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Orav shton se dëshmon edhe përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe praktikave evropiane.
“Bashkëpunimi dhe harmonizimi me praktikat e BE-së, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, janë gurthemeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkruan Orav në platformën X.