Putin ka deklaruar se Rusia është plotësisht e gatshme t’i përgjigjet çdo kërcënimi ushtarak.
Gjatë një fjalimi para Këshillit të Sigurisë, Putin theksoi se përgjigjja e Moskës do të realizohet përmes përdorimit të masave ushtarako-teknike dhe jo thjesht në fjalë.
Ai gjithashtu kritikoi Perëndimin për përkeqësimin e stabilitetit global, duke e lidhur këtë me veprimet e vendeve perëndimore.
“Theksoj, dhe askush nuk duhet ta vërë në dyshim, se Rusia është e aftë t’i përgjigjet çdo kërcënimi ekzistues ose në zhvillim. Ky përgjigje nuk do të jetë verbale, por përmes përdorimit të masave ushtarako-teknike”, tha Putin.
“Stabiliteti strategjik vazhdon të përkeqësohet dhe ne i lidhim shumë nga shkaqet me veprimet e Perëndimit”, tha Putin.