Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për shkarkimin e Veliajt. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar nëpërmjet Skype shprehet se Partia Socialsite duhet që të drejtohej Gjykatës Kushtetuese.
Spahiu tha se ka pasur dy raste kur edhe personi që nuk është paraqitur në detyrë përsëri pas disa vitesh është rikthyer.
“Çështja është që qeveritë e ndryshme kanë mbajtur standarte të ndryshme. Është e çuditshme por kemi dy raste që PS në raport me opozitën kanë mbajtur krejt qëndrim ndryshe me opozitën. Në rastin e parë e bllokoi procesin e parakohshëm dy vjet dhe më pas u shpallën zgjedhjet e parakohsme në Himarë.
E dyta nëse shkarkimi do bëhet për mungesë tre mujore kemi rastin e ish kryeministrit Berisha që nuk u paraqit në Kuvend. Veliaj nuk është banori i Durrësit.
Ajo që unë do sugjeroja PS do të ishte arsyeshme ti drejtohej për intepretim Gjykatës Kushteutuese.”, tha Spahiu.








