-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Arrestohet 20-vjeçari për trafikimin e armëve

Kryesoret

Roseljo Arifi një 20-vjeçar nga Shkodra u arrestua mbrëmjen e djeshme, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, duke përdorur linjat e transportit me autobus.

Arifi, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, Jurgen Susa dhe Segest Meti, u zbuluan pas një hetimi të policisë.

Një kompani transporti që kryen dërgesa për shqiptarët që jetojnë në Angli kishte informuar autoritetet për një porosi të dyshimtë, që përmbante një televizor.

Pas verifikimit të dërgesës, brenda televizorit u gjet një armë e çmontuar dhe një silenciator.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se Arifi kishte komunikuar me kompaninë e transportit përmes një numri telefonik nga Finlanda, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij ishin përgjegjës për dorëzimin e dërgesës në Shkodër.

Ky grup dyshohet të ketë përdorur më parë edhe metoda të tjera për trafikimin e armëve, duke dërguar një monopatinë përmes të njëjtës linjë transporti, përmes së cilës mund të ishin fshehur armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit