-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të frikësuar nga një luftë e mundshme, Gjermania trajton një mijë ushtarë të plagosur në ditë

Kryesoret

Forcat e armatosura të Gjermanisë po hartojnë plane për të trajtuar deri në 1,000 ushtarë të plagosur në ditë, duke u përgatitur për ndonjë rast konflikti të madh midis NATO-s dhe Rusisë.

Plani i emergjencës është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga ushtritë evropiane për t’u përgatitur për një konfrontim të madh me Moskën.
Ndërkohë që NATO po paralajmëron se Rusia mund të jetë gati të nisë një sulm deri në vitin 2029.

Gjermania po ashtu po planifikon të zgjerojë numrin e strehimoreve të saj rezistente ndaj bombave, nga frika e një sulmi nga Rusia në 4 vitet e ardhshme.

Këto plane u njoftuan nga kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Ralf Tischler, i cili deklaroi se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të kuptojë realitetin në të cilin jeton dhe se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një luftë të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit