Pas një hetimi trejavor në Durrës, u finalizua operacioni “Space”, ku u zbuluan veprimtari prostitucioni në një apartament në lagjen nr.13, Plazh.
Tre kineze, M.Y., J.B. dhe L.H., u arrestuan për përdorimin e ambientit për këtë aktivitet të paligjshëm.
Pesë persona të tjerë, A.Gj., O.Ll., V.N., A.K. dhe A.G., po hetohen në gjendje të lirë për përfshirje në skemë.
Gjatë kontrollit u sekuestruan pasaporta, para të dyshuara dhe pajisje elektronike që lidhen me aktivitetin.
Materialet iu dorëzuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.