-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon procesi ndaj Thaçit në Hagë, dëshmon dëshmitari britanik

Kryesoret

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot vijon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me dëshminë e një shtetasi britanik dëshmitari i tretë i propozuar nga ekipi i mbrojtjes.

Kjo dëshmi vjen pas atyre të James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar, të cilët mbështetën qëndrimet e mbrojtjes.

Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i shtetit, deklaroi se “Thaçi nuk kishte autoritet për të vendosur për veprimet e UÇK-së” dhe i cilësoi akuzat ndaj tij si të pabazuara. Ndërkohë, Paul Williams, ish-këshilltar ligjor në Rambuje, konfirmoi se Thaçi përfaqësonte delegacionin kosovar, por nuk drejtonte organizatën ushtarake.

Seanca e sotme nis në orën 09:00, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar edhe 8 dëshmitarë të tjerë. Përfundimi i paraqitjes së mbrojtjes pritet më 14 nëntor, ndërsa deklaratat përfundimtare janë planifikuar për më 22 dhjetor 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit