-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli: Po presim që Kosova të formojë qeverinë që të nisim dialogun

Kryesoret

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në mënyrë që të angazhohet më shumë me Kosovën sa i përket dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kos përsëriti qëndrimin e bllokut evropian se normalizimi i raporteve është kusht për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Dhe ne po punojmë për këtë, në veçanti edhe me përfaqësuesen tonë të lartë, Kaja Kallas. Ne jemi vazhdimisht të angazhuar me Serbinë për këtë çështje, ndërsa me Kosovën më pak muajt e fundit, sepse jemi ende në pritje të formimit të një qeverie të re. Por, kjo mbetet një nga prioritetet në gjithë procesin e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor”, tha Kos.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Brukselit që nga viti 2011. Procesi fillimisht nisi në nivel teknik dhe më pas palët u angazhuan edhe në dialog në nivelin politik. Gjatë procesit palët kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit