52-vjeçari Rober Myftari banues në Vlorë u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Ai u arrestua në hyrje të aeroportit të Rinasit.
Ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 63, datë 22.06.2020.
Ai akuzohet për disa vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve të SPAK, Robert Myftari dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në periudhën 2016-2018, i përfshirë në transportin e sasive të mëdha të Cannabis Sativës nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.