Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka përfunduar mbledhjen dhe ka futur në rend dite kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Ndërkohë në orën 16:00, pritet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak për shqyrtimin e kësaj kërkese për shkarkim.
Këshilltarët socialistë kanë bërë gati projekt vendimin që Veliaj të shkarkohet si kryetar bashkie e Tiranës.