Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të futet në rend dite kërkesa e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Ndërsa pasdite në orën 16:00, çështja do të kalojë për diskutim në Këshillin Bashkiak.
Ndërkohë Veliaj dje ka dërguar një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje.
Ndërsa sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se Veliaj nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.