Tajfuni supertropikal Ragasa pritet të godasë provincën jugore të Guangdong dhe Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut.
Autoritetet raportojnë se deri tani janë evakuuar të paktën 400,000 njerëz, ndërsa janë mbyllur shkolla, biznese dhe fabrika në të paktën 10 qytete kryesore, përfshirë Chaozhou, Zhuhai, Dongguan dhe Foshan.
Ndërsa më shumë se 700 fluturime që niseshin ose mbërrinin në zonën e prekur janë pezulluar deri të enjten në mëngjes, për shkak të erërave me forcë uragani, me shpejtësi që arrijnë deri në 220 km/orë.
Gjithashtu ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në mbrëmje ose herët të mërkurën, nëse era dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë valë stuhie dhe përmbytje të rrezikshme.








