-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vetëplagos me armë zjarri në Vlorë, arrestohet 37-vjeçari

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj alias Piperi në Vlorë.

Policia ka arrestuar 37-vjeçarin për armëmbajtje pa leje. Ai është vetëplagosur jashtë ambienteve të lokalit në zonën e Lungomares dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit brenda një makine tip “Audi” me ngjyrë të bardhë që ishte aty pranë.

Më pas 37-vjeçari ka shkuar në spital i plagosur pasi plumbi e ka kapur në pjesën e këmbës. Ai në spital ka konfirmuar ngjarjen duke dhënë dëshmi përpara grupit hetimor dhe duke thënë se është vetëplagosur.

Ai e ka hedhur armën në makinën afër në mënyrë që ti shpëtonte veprës penale “armëmbajtje pa leje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit