Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur përgjatë aksi Peshkëpi–Kotë. Një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.
Si pasojë janë lënduar dy persona, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt spitalit të Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.