Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas homazheve që bëri te varri i rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në përvjetorin e dytë të vrasjes së tij nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit, vlerësoi lart heroizmin dhe përkushtimin e tij për ta mbrojtur vendin.
Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët që udhëhiqeshin nga Milan Radojçiç.
“I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radojçiç dhe të financuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, aktakuza përfshinë 45 persona këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, theksoi Kurti.