-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, KFOR: Serbia e di vijën e kuqe

Kryesoret

Sot bëhen dy vjet kur në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist, i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiç sulmoi Policinë e Kosovës.

Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër, në një sulm nga një grup i organizuar në Banjskë të Zveçanit.

Komandanti i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se autoritetet serbe janë plotësisht të vetëdijshme për “vijat e kuqe” që nuk duhet të kapërcehen në raport me sigurinë në Kosovë. Sipas tij, këto janë të përcaktuara qartë në marrëveshjet ndërkombëtare dhe KFOR është i përgatitur të reagojë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm.

Në një deklaratë të dhënë gjatë një interviste ne RTV 21, gjenerali italian ka sqaruar se “vijat e kuqe” bazohen në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në Marrëveshjen Teknike Ushtarake të nënshkruar mes NATO-s dhe Serbisë më 1999.

“Po, Beogradi i njeh vijat e kuqe. Ato janë të shkruara qartë në marrëveshjet që na udhëheqin. KFOR-i mbetet i përqendruar në misionin për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit