Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 30-vjeçarin Eri Vraja, i cili ishte i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.
Nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Gjithashtu janë proceduar edhe dy persona të tjerë S.Ll., dhe A.L. 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin S.L., me qëllim shmangien e gjurmimit dhe A.L., e kanë sjellë në Shqipëri.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.